Softuer

Bing tallet me Google

Jun 11 2010
0 Shpërndarje
Bing tallet me Google

Por ky nuk është lajmi me të cilin do të merremi. Çështja kryesore është në eksperimentin 24 orësh të Google, që përfundoi pas 14 orëve.

Google kohë më parë pati vendosur që të eksperimentojë me dizajnin e faqes së saj, dhe zëvendësoi prapavijën e bardhë me imazhe që mund t’i vendosin përdoruesit. Megjithatë, duket se një ndër fjalët më të kërkuara në SHBA në Google ishte “Largimi i Prapavijës së Google”, pasi që shumë njerëz po hasnin në vështirësi për të kuptuar mënyrat sesi të largojnë imazhet nga prapavijat.
Sipas raporteve një link “për largim” ishte vendosur në pjesën e poshtme të majtë të ekranit, por duket se përdoruesit nuk e kanë vërejtur, sipas të gjitha gjasave për shkak të tekstit të bardh të linkut, i cili me shumë vështirësi mund të vërehet në prapavija me ngjyra të bardha.

Eksperimenti është dashur të jetë në funksion për 24 orë, por Google e largoi atë pas vetëm 14 orëve. Në mëngjesin e ditës së sotme ata që ishin pjesë të eksperimentit u përshëndetën me prapavijën e bardhë Spartane, megjithëse ata që janë të kyçur me llogaritë e tyre të Google ende do të kenë të zgjedhur në vendin e duhur imazhin e tyre.

Testimi i shkurtë me imazhe të prapavijës së paku ka ofruar paksa argëtim për rivalin e Google, Bing të cilët ishin të parët që prezantuan këtë ide me shpalosjen e kësaj makine kërkuese të Microsoft gjatë vitit që shkoi.

Ata shkruan në Twitter një përshëndetje në këtë formë: “Ne kemi humbur një imazh të prapavijës, nëse e gjeni ju lutemi ta ktheni në bing.com”.

Lajmet e fundit>