Lajmet

Bing tani tregon pamje të informacioneve për barna dhe ushqime brenda rezultateve të kërkimit

May 18 2014
0 Shpërndarje
Bing tani tregon pamje të informacioneve për barna dhe ushqime brenda rezultateve të kërkimit

microsoft-bingMicrosoft ngadalë është duke e përditësuar makinën e kërkimit Bing me veçori më të thella dhe me informacione të përshtatshme që tashmë ndodhen në Google. Shtimet e fundit paraqesin fakte të hollësishme që mund të vërehen në çast rreth ushqimit dhe ilaçeve në një pamje që paraqet djathtas rezultateve të kërkimit.

Ideja është ofrimi i fakteve dhe shifrave që janë kërkuar më së shpeshti për disa gjëra të popullarizuara. Nëse Bing arrin të ju shërbejë me informacione të sakta dhe të duhura brenda makinës suaj të kërkimit, ai mund të ju kursejë kohë dhe angazhim duke mos pasur nevojë që të klikoni në ndonjë lidhje në faqen e rezultateve të kërkimit.

Google shtoi informacione për barna në nëntor të vitit 2012, përpara shtimit të të dhënave për ushqim për kërkimet për gjëra ushqimore në maj të vitit 2013. Microsoft dihet që qëndron mjaft prapa, por këto veçori paraqesin përpjekjet e kësaj kompanie për ta ngushtuar distancën që ka me makinën Bing. (PCWorld Albanian)

image_thumb_79D531E1

Tags >

Bing
Lajmet e fundit>