Lajmet

Bing Translator përditësohet për Windows Phone 8

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Bing Translator përditësohet për Windows Phone 8

Aplikacioni Bing Translator ka ndihmuar përdoruesit e Windows Phone të kenë përkthime në kohë reale që prej prillit të vitit të kaluar, duke thyer në një farë mënyre barrierat mes kulturave të ndryshme.

Përmes tij, mjafton që përdoruesit të kapin një foto që përmban tekst dhe të shohin më pas përkthimin në gjuhën e tyre.

Tashmë, Microsoft-i e ka përditësuar këtë aplikacion për Windows Phone 8.

Versioni më i fundit suporton gjashtë gjuhë (kinezçe, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italiasht dhe spanjisht) si dhe përmban “lente” të reja për të përkthyer tekstin përmes kamerës së smartfonit.

Aplikacioni është i disponueshëm për shkarkim pa pagesë në dyqanin zyrtar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>