Softuer

Bing: Ende po tentojmë të mbahemi me Google

Dec 15 2010
0 Shpërndarje
Bing: Ende po tentojmë të mbahemi me Google

Të mërkurën Microsoft shpalosi një seri përditësimesh për motorin e saj kërkues Bing dhe produktet e ndërlidhura me të, por asnjë prej tyre nuk ishin vrasës të Google. Në vend të asaj, ato ishin përmirësime të vogla të cilat i shtohen armatës së vazhdueshme për të rritur kualitetin e kërkimit.

comScore në nëntor ka raportuar se Microsoft ka pasur 11.8 për qind të tregut, që është një rritje prej 11.5 për qind sa ishte më parë. Për kontrast Google dominoi me 66.2 për qind, që ishte një rënie e lehtë nga 66.3 për qind. 

Sfida për Microsoft ende mbetet që të përmirësojë motorin e saj kërkues në një nivel më të mirë se Google, për t’iu dhënë edhe mundësinë që përdoruesit të bëjnë ndryshim. Microsoft ka bërë disa përfitime të vogla në treg, por ende duhet një hap i madh në teknologjinë e saj që do të shkaktonte që përdoruesit e Google të largohen nga ajo./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>