Vëzhgim

Bing kënd mësimor për Google

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
Bing kënd mësimor për Google

Bing befasisht është duke lëvizur shpejt dhe po preznatohet si një produkt invativ dhe është duke detyruar Google që të zë hapin me të. Për shembull para disa viteve, vet Google është distancuar nga motor tjerë kërkues duke u fokusuar në krijimin e ueb faqes së saj në atë mënyrë që të hapet më shpejtë sesa e cilido prej konkurrencës, duke përfshirë një dizajn të thjeshtë dhe një prapavijë të bardhë.

Pastaj, vitin e kaluar Microsoft lasnoi një Bing me ngjyra, dhe me një dizajn të udhëhequr nga fotografia. Kur pamjet e Bing u bënë të popullarizuara, Google lansoi një veçori që do t’i mundësonte përdoruesve të zgjedhin prapavija me ngjyra. Për një ditë, Google madje zëvendësoi parpavijën e saj të bardhë me një imazh, duke emituar pamjen e Bing. Përdoruesit e Google nuk u impresionuan me vendimin, dhe ata u ankuan duke shtyrë që Google të kthejë me shpejtësi pamjen e zakonshme me të bardhë.

Vendimi për të ndryshuar pamjen e saj dhe më pas për të kthyer mbrapsht ndryshimet tregon se Google po ndjen presionin e Microsoft, që po futet fuqishëm në tregun kërkues. Dhe nuk është hera e parë që Google ishte detyruar për ndryshime nga Microsoft.

Në tetor Microsoft tha në një konferencë industriale se do të integrojë rezultatet e Twitter në Bing, Google u zu ngusht sepse nuk pati ndonjë marrëveshje me Twitter. Kompania punoi me mund e me nguti që të fus në funksion një integrim të Twitter, të cilin e bëri të ditur për publik vetëm disa orë më vonë gjatë asaj dite. Google madje huazoi edhe pamjet e Bing në faqet e saja të rezultateve të kërkuara.

Kur u lansua Bing, ajo tentoi të ndjek kërkimin nga një kënd tjetër dallues nga Google. Vëzhguesi i industrisë John Battelle shkroi se Microsoft po tentonte të ndihmojë “njerëzit që të bëjnë vendime në një mënyrë të re”. Ajo po e bënte këtë duke ndarë rezultatet e kërkimit në kategori, në vend të vendosjes së 10 linqeve të kaltra që po ofronte Google, duke fituar nënkategori për secilin rezultat.

Por të gjitha idetë e reja të Bing, nuk janë transformuar në fitime të mëdha të përdoruesve. Shifrat më të fundit arrijnë nga ComScore dhe tregojnë se 63 për qind e kërkimeve në SHBA bëhen në Google, kurse 13 për qind në Bing. Fal pjesëmarrjes së madhe në treg, Google ka të ndërtuar një biznes të madh fitimprurës, dhe në anën tjetër Microsoft po humb miliarda dollarë online duke investuar në Bing dhe prona tjera.

Pra gjersa Microsoft po fiton vlerë për inovacion dhe detyrim të Google për ndryshim, këto nuk po i shpaguhen.

Lajmet e fundit>