Softuer

Bing Maps bëhet me “taksimetër”

Aug 3 2010
0 Shpërndarje
Bing Maps bëhet me “taksimetër”

Veçoria më e fundit në të është kalkulatori “Taxi Fare” (Tarifën për Taksi ose taksimetri) i cili kalkulon tarifën e pritur nga ju duke marrë në llogari kohën e marrjes suaj, kohën e ditës dhe çmimet e distancave dhe madje do të kalkulojë edhe rrugën më të shkurtë duke ju siguruar se nuk do të shëtiteni nga taksisti por do të shkoni shpejtë në cakun tuaj.

Aplikacioni është në dispozicion prej këtij momenti dhe realisht është një prej konkurrentëve për garën e Microsoft, King of Bing Maps. Aplikacione tjera të futura në këtë garë dhe momentalisht të inkorporuara në BIng Maps, janë GeoSalesTax, Random Location dhe diçka e quajtur World of Football.

Microsoft pavarësisht se ka ende punë për të bërë nëse dëshiron të zë hapin me lojtarët kryesor të tregut të hartave siç është Google Maps dhe Mapquest, kjo kompani po tregon se është duke punuar me seriozitet në këtë aspekt dhe risitë që po shfaq kohëve të fundit në kuadër të Bing e dëshmojnë mjaft mirë këtë gjë. 

Megjithatë duket se shërbimi do të funksionojë vetëm në SHBA, ndërsa ne në Kosovë e Shqipëri duhet të shfrytëzojë alternativa tjera për të kalkuluar çmimin e rrugës.

Lajmet e fundit>