Biznes

Bitcoin arrin vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, këmbehet me 1,335 dollar

Apr 28 2017
0 Shpërndarje
Në këtë moment që po shkruajmë këtë artikull një Bitcoin kërmbehet me 1334,79 dollar. Bitcoin arrin vlerën më të lartë të të gjitha kohërave, këmbehet me 1,335 dollar Photo Source: Bloomberg

Çmimi i një Bitcoini arriti kaloi kufirin e 1,300 dollarëve ditën e Enjte duke vendosur një rekord të ri për monedhën e cila u vlerësua mbrëmjen e kaluar me 1,330.72 dollar.

Në këtë moment që po shkruajmë këtë artikull një Bitcoin kërmbehet me 1334,79 dollar.

Kriptovaluta është rritur me 4.5% që nga filimi i javës dhe sipas CoinDesk vlera e saj shënoi është 1,306 dollar ditën e Enjte për të rënë në 1,300 dollar dhe rikthyer bujshëm në vlerat më të larta që nga ekzistenca e saj.

Një prej arsyeve të kësaj rritje është optimizmi i ngjallur pas njoftimit se autoritetet Amerikane janë duke rishikuar vendimin e refuzimit të Bitcoin në bursë.

Vetëm në gjashtë muajt e fundit vlera e monedhës është dyfishuar. Analistët besojnë se vlera e një Bitcoin do të kalojë 2,000 dollar e madje të godasë 3,000 dollar brenda fundit të vitit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>