Biznes

Bitcoin bie me 12% në afro 9,000 dollarë

Feb 1 2018
0 Shpërndarje
Muajin e kaluar bitcoin ra me një tjetër 26% duke shënuar performancën më të ulët që nga Janari i 2015-ës. Bitcoin bie me 12% në afro 9,000 dollarë

Bitcoin, monedha kriptografike më e madhe në botë, humbi 11% ditën e Enjte duke arritur pikën më të ulët që nga Nëntori.

Ndalimi i reklamimit të monedhave kriptografike në Facebook dhe lufta e hapur e autoriteteve Indiane ndaj Bitcoin janë dy prej shkaqeve kryesore të kësaj rënie.

Monedha ra deri në 9,085 dollar sipas CoinMarketCap.com, më pak se gjysma e vlerës rekord që bitcoin arriti në Dhjetor prej mëse 20,000 dollarësh.

Muajin e kaluar bitcoin ra me një tjetër 26% duke shënuar performancën më të ulët që nga Janari i 2015-ës.

Ripple dhe Bitcoin Cash gjithashtu kanë humbur terren ndjeshëm në 24 orët e fundit.

Monedha kriptografike shihen nga autoritetet në vend të ndryshme të botës si skema për pastrimin e parave. India e cila e sheh tregun si një skemë ponzi, të Enjten premtoi të eliminonte përdorimin e saj.

Facebook gjithashtu tha ditën e djeshme se nuk do të lejonte reklamimin e monedhave kriptografike dhe ICO në rrjetin social përfshirë edhe bitcoin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>