Biznes

Bitcoin bie me 5% në 4,100 dollar

Aug 15 2017
0 Shpërndarje
Situata është ndryshe për klonin e bitcoin, bitcoin cash i cili u nda nga blockchaini i monedhës më të madhe virtuale në botë në ditët e para të Gushtit. Bitcoin bie me 5% në 4,100 dollar

Çmimi i bitcoin ishte në rënie mëngjesin e ditës së Marte pas rritjeve të bujshme që e shoqëruan gjatë fundjavës.

Bitcoin ra me 5% në 4017 dollar sipas Coinmarketcap në momentin që po shkruajmë këtë artikull duke u vlerësuar me 72 miliard dollar në total. (http://bit.ly/2gNfcCd)

Rënie erdhi pas disa ditësh rekorde të njëpasnjëshme. Për herë të parë bitcoin theu kufirin e 4,000 dollarëve mëngjesin e ditës së Dielë ndërsa në orët e para të së Shtunës këmbehej me 4,339 dollar. (http://bit.ly/2hZtTmc)

Situata është ndryshe për klonin e bitcoin, bitcoin cash i cili u nda nga blockchaini i monedhës më të madhe virtuale në botë në ditët e para të Gushtit. Bitcoin Cash ra me 2.20% në 295 dollar në këto momente që po shkruajmë.

Ethereum, një tjetër monedhë virtuale e rëndësishme, është në rënie gjithashtu. Ethereum ra me 2.43% në 291 dollar.

Luhatjet e bitcoin në këto ditë pritet që të rrisin fitim për investitorët. (http://bit.ly/2x07Bnl) Implementimi i SegWit2x duket se ka rritur shpresat jo vetëm të investitorëve por edhe Wall Streetit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>