Biznes

Bitcoin bie, Koreja e Jugut merr masa kundër aktiviteteve ilegale në monedhat kriptografike

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Pastrimi i parave dhe mashtrimet financiare janë dy prej shqetësimeve kryesore që sillen rreth monedhave virtuale. Bitcoin bie, Koreja e Jugut merr masa kundër aktiviteteve ilegale në monedhat kriptografike

Bitcoin ra me 11% ditën e Enjte pasi Koreja e Jugut prezantoi masa të reja ndaj monedhës kriptografike.

Rregullat e reja adresojnë tregtimin anonim të monedhave virtuale dhe aktivitetet e pastrimit të parave.

Koreja e Jugut është shndërruar në një qendër të tregtimit të monedhave virtuale dhe raportohet se 20% e transaksioneve globale kryhen në vendin gadishullor.

Nga dita e sotme është e ndaluar hapja e llogarive anonimeve për tregtimin e monedhave virtuale dhe autoritetet do të kenë gjithë fuqinë e duhur ligjore për mbylljen e bursave.

Pastrimi i parave dhe mashtrimet financiare janë dy prej shqetësimeve kryesore që sillen rreth monedhave virtuale.

Lajmi i ditës së sotme bëri që bitcoin të bjerë nga 16,800 dollarë në 14,100 dollar sipas CoinMarketCap.com

Izraeli, Kina dhe Rusia janë pranë implementimit të masave të ngjashme. Në fillim të këtij muaji bitcoin arriti rekordin e 20,000 dollarëve.

Vlera e bitcoin është 20-fishuar që nga fillimi i vitit. Bithumb është një prej bursave më të mëdha në botë dhe 70% e transaksioneve në Korenë e Jugut kryhen përmes saj. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>