Biznes

Bitcoin bie pas lajmeve se Koreja e Jugut mund të ndalojë tregtimin e monedhave kriptografike

Jan 11 2018
0 Shpërndarje
Aktualisht bitcoin këmbehet me 13,836 dollarë sipas CoinMarketCap.com. Vitin e kaluar vlera e monedhës u 20-fishua duke arritur deri në 20,600 dollarë në Dhjetor kur filloi këmbimi nga grupit CME dhe Cboe. Bitcoin bie pas lajmeve se Koreja e Jugut mund të ndalojë tregtimin e monedhave kriptografike

Qeveria Koreano – Jugore tha ditën e Enjte se planifikon të ndalojë tregimin e monedhave kriptografike duke çuar në pikiatë vlerën e bitcoin dhe hedhur dyshim mbi të ardhmen e tregut të monedhave virtuale.

Një goditje ndaj monedha virtuale në Korenë e Jugut do të ishte kritike për të ardhmen dhe kërkesën globale për monedha kriptografike.

Ministri i Drejtësisë Park Sang-ki tha se qeveria e vendit të tij po përgatiste një draft për ndalimin e tregtimit të monedhave virtuale në bursa kombëtare.

Ky draft ka nevojë për votën e shumicës së 297 anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, një proces që mund të marrë muaj dhe vite kohë.

Aktualisht bitcoin këmbehet me 13,836 dollarë sipas CoinMarketCap.com. Vitin e kaluar vlera e monedhës u 20-fishua duke arritur deri në 20,600 dollarë në Dhjetor kur filloi këmbimi nga grupit CME dhe Cboe.

Lajmi për ndalimin e bitcoin në Korenë e Jugut erdhi pas shtrëngimit të masave në disa vende të botës.

Gjatë kësaj jave bursa Coinone dhe Bithumb u bastisën nga policia për evazion fiskal.

Të Hënen CoinmarketCap.com hoq të dhënat që vinin nga bursat Koreano Jugore. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>