Blog

Bitcoin Cash: Pse po ndahet blockchaini i bitcoin dhe çfarë do të thotë kjo

Jul 28 2017
0 Shpërndarje
Më 1 Gusht, saktësisht 14:20 me orën tonë lokale, grupi pretendon se do të ndahet nga bitcoin duke krijuar një monedhë të re virtuale, Bitcoin Cash. Bitcoin Cash: Pse po ndahet blockchaini i bitcoin dhe çfarë do të thotë kjo

Debatit për ndarjen e Bitcoin duket se po i vjen fundi por jo të gjithë janë të kënaqur me këtë fakt.

Pas disa vitesh debat, pritej që të paktën ca të përfundonin duarbosh. Propozimi kontrovers Segwit2x u përpoq të sheshonte debatet duke shkrirë dy idetë e propozuara nga secila palë, implementimin e SegWit dhe rritjen e madhësisë së bllokut.

Sot SegWit është vetëm pak hapa larg nga aktivizimi në bitcoin, por disa përdorues të bitcoin janë të pakënaqur me rezultatin.

Ata që mbështetën Segwit2X po humbasin besimin tek rritja e madhësisë së bllokut dhe tashmë por marrin situatën në kontroll duke ndërtuar një version të tyre bitcoin dhe do ta bëjnë në një kohë të shkurtër.

Më 1 Gusht, saktësisht 14:20 me orën tonë lokale, grupi pretendon se do të ndahet nga bitcoin duke krijuar një monedhë të re virtuale, Bitcoin Cash.

Zhvilluesi Calin Culianu, i cili është duke kontribuar në implementimin e kodit të Bitcoin Cash është një përdorues i cili nuk pëlqen SegWit dhe dyshon se të gjithë të tjerë ndihen njëlloj.

Çfarë është Bitcoin Cash?

Ku ndryshon nga Bitcoin dhe çfarë është?

Dy ndryshime kryesore do të aplikohen:

  • Të rritet madhësia e bllokut në 8 MB
  • Të hiqet SegWit, një ndryshim kodi i cili aktivizohet nga blockchaini bitcoin në fund të Gushtit

Ca e quajnë Bitcoin Cash “altcoin,” një term i cili nënkupton një valutë alternativë, pra si një valutë të re.

Aktualisht monedha vlerësohet me 461 dollar, që do të thotë se vlen sa 18% e bitcoin prej 2,568 dollarësh.

Ndryshe nga altcoin-et e tjera, historiku i transaksioneve të Bitcoin Cash do të jetë i njëjtë me atë të bitcoin, të paktën deri në momentin e ndarjes. Pastaj nëse Bitcoin Cash shkëputet, përdoruesit do të kenë bitcoin në secilin prej blockchain-eve.

Kushti për të pasur bitcoinin tuaj në dy blockainet është posedimi i çelësit privat (private key) të cilin duhet ta kontrolloni ju dhe askush tjetër.

Një tjetër diferencë e monedhës së re është se mbështet forma të shumëfishta të implementimit të softuerit të saj.

BitcoinABC është softueri i parë i implementuar në prokollin Bitcoin Cash por qëllimi është të jenë disa implementime.

Culianu tha se Bitcoin Unlimited dhe Bitcoin Classic, implementime të tjera që kërkojnë të rrisin madhësinë e bllokut të bitcoin, janë duke punuar në një version për Bitcoin Cash.

E gjitha kjo mund të jetë gati në datën 1 Gusht.

Kush përfshihet?

Aktualisht pjesa më e madhe e kompanive të bitcoin, minerave, përdoruesve dhe zhvilluesve nuk janë të interesuar në këtë përpjekje. Ende ka disa mbështetës energjik.

Lideri është firma e kineze ViaBTC e cila zotëron 4% të fuqisë kompjuterike të bitcoin në mbarë botën.

Firma e cila operon edhe një exchange, është e para në listën e monedhës së re dhe planifikon të lançojë një rezervë të dedikuar për prodhimin(mining) e Bitcoin Cash.

I pyetur nëse Segwit2x do të përmbushë qëllimin e tij, CEO i ViaBTC tha: “Dyshoj!”

Bitcoin Cash gjithashtu ka tërhequr mbështetjen e ca përdoruesve që duan rritje të madhësisë së bllokut dhe të zhvilluesve të Bitcoin Classic dhe Bitcoin Unlimited.

Por kush nuk mbështet Bitcoin Cash?

Ish mbështetësit e parë, ku përfshihen firmat Bitcoin.com dhe Bitmain, hezituan kur planet e Bitcoin Cash u bënë publike. Tashmë ata dalin në mbrojtje të Segwit2x.

Madje kompania e prodhimit Bitmain ka inspiruar Bitcoin Cash. Edhe ajo tha se kanë planifikuar ti shkojnë në fund vetëm sipas disa kushteve specifike dhe jo ato në të cilat gjendet sot Bitcoin Cash.

Megjithatë ekziston një mundësi që Segwit2x dhe Bitcoin Cash të mbështeten në të ardhmen nga firma.

Sakaq Bitcoin.com tha se do të lejojë minerat të zgjedhin nëse duan tokenin BCC të Bitcoin Cash.

Cila është arsyeja e ndarjes?

Janë disa arsye pse përdoruesit dhe prodhuesit duan të largohen nga bitcoin:

  • Sepse kërkojnë rritjen e parametrit të bllokut të bitcoin dhe besojnë se e ardhmja e monedhës varet nga kjo
  • Sepse SegWit do të aktivizohet së shpejti dhe ca nuk e duan
  • Sepse ekziston një mundësi që rritja e parametrit të bllokut sipas Segwit2x të dështojë

Cilat janë diferencat?

Ka pasur disa përpjekje në të kaluarën për tu ndarë nga bitcoin, por nuk gjetën mjaftueshëm mbështetje për të siguruar të ardhmen e rrjetit.

Por deri më sot asnjë grup nuk ka arritur kaq larg sa ai që kërkon krijimin e Bitcoin Cash.

Kjo monedhë mund të jetë unike dhe ka vendosur një afat përfundimtar për ndarjen nga bitcoin, më pak se 3 ditë.

Nëse minerat dhe përdoruesit largohen, do të jetë hera e parë që një kriptomonedhë ndahet nga bitcoin duke mbajtur historikun e transaksioneve të bitcoin.

Përpjekjet në të kaluarën kishin tentuar të zëvendësonin bitcoinin e përdorur sot ndërsa Bitcoin Cash ka të njëjtin objektiv me bitcoin.

Në vend që ta quajnë bitcoin, ViaBTC dhe një grup kompanish bitcoin në Kinë kanë vendosur ta quajnë një “monedhë konkurrente” dhe jo bitcoinin e vërtetë.

Kjo lëvizje mund të çojë në një ndarje më të shpejtë.

Çfarë do të ndodhë në të ardhmen?

Nëse monedha ndahet nga rrjeti bitcoin, do të jetë e para. Ca përdorues janë kurioz të dinë se çfarë do të ndodhë më pas.

Por pa mbështetjen e mjaftueshme nga përdoruesit dhe minerat, mund të venisë objektivin e Bitcoin Cash atë të impaktit të njëjtë me rrjetin bitcoin.

Mbetet për tu parë edhe nëse Segwit2x do të ketë sukses ose jo. Atëherë do të shohim më shumë mbështetës ti bashkohen Bitcoin Cash.

Culianu është optimist: “Kam një ndjesi se Bitcoin Cash do të na surprizojë të gjithëve. Nuk është plotësisht e pamundur të bëhet bitcoini de-fakto pas pak muajsh. Hapësira 8MB e blloqeve do të jetë joshëse.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>