Lajmet

Bitcoin Cash rritet me 200% në 691 dollar

Aug 2 2017
0 Shpërndarje
Të gjithë ata që kishin bitcoin përpara ndarjes do të kenë po të njëjtin numrë “bitcoin cash” në portofolët e tyre. Bitcoin Cash rritet me 200% në 691 dollar Photo Source: Getty Images

Një monedhë e re dixhitale e quajtur “bitcoin cash” (BCC), e cila u krijua nga ndarja e blockchainit të bitcoin, po rritet me shpejtësi pavarësisht se i mungon mbështetja e gjërë e komunitetit.

Monedha e re virtuale u krijua të Marten (http://bit.ly/2vt47go) kur një fraksion i komunitetit bitcoin detyroi ndarjen e blockchainit në dy zinxhirë të rinj.

Të gjithë ata që kishin bitcoin përpara ndarjes do të kenë po të njëjtin numër “bitcoin cash” në portofolët e tyre.

Pak orë pas ndarjes së blockchain vlera e monedhës ra deri në 146 dollar sipas CoinMarketCap. Por vlera e bitcoin cash është rritur me shpejtësi dhe në këto momente që shkruajmë tregtohet me 691 dollar.

Pavarësisht rritjes së shpejtë, ende vlen vetëm 1/5 e bitcoin prej 2,763 dollarësh. Ndarja e blockchainit erdhi si rezultat i mos dakordësive mes komunitetit. Përpara ndarjes vetëm 1 megabajt transaksione mund të përpunoheshin në një sekond duke krijuar vonesa.

Një zgjidhje ishte implementimi i SegWit2X i cili do të rriste kapacitetin e rrjetit dhe dyfishonte sasinë e transaksioneve që mund të përpunohen në 2 megabajt.

Një fraksion i komunitetit ishte i pakënaqur me zgjidhjen e re duke kërkuar ndarjen e blockchainit dhe krijuar “bitcoin cash.” Zinxhiri i ri ka një limit transaksionesh prej 8 megabajt.

Pas ndarjes së blockchainit u deshën 6 orë që të përpunohej blloku i parë i bitcoin cash. Deri në këtë moment vetëm 12 blloqe janë prodhuar. Kjo do të thotë se vetëm një numër i vogël minerash po kontribojnë në monedhën e re. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>