Blog

Bitcoin është i ndaluar në Islam thonë autoritetet Egjiptiane për çështjet fetare

Jan 3 2018
0 Shpërndarje
Deklarata të ngjajshme janë lëshuar edhe nga figura religjioze në Turqi dhe Arabinë Saudite. Bitcoin është i ndaluar në Islam thonë autoritetet Egjiptiane për çështjet fetare

Valuta digjitale Bitcoin është një ndër ngjarjet pothujase më kryesore që ka zënë një hapsirë të madhe në media gjatë vitit të kaluar.

Megjithatë, një grup udhëheqësish myslimanë, kanë kërkuar që kjo valutë të ndalohet të përdoret nga myslimanet, pasi konsiderohet si e “pamoralshme”, shkruan “Ahram.”

Thirrja e fundit është bërë nga Myftiu i madh i Egjiptit, Shaëki Allam, i cili ka deklaruar se Bitcon është i barabartë me “lojrat e fatit”, të cilat janë të ndaluara në Islam.

Deklarata të ngjashme janë lëshuar edhe nga figura religjioze në Turqi dhe Arabinë Saudite.

Myftiu i madh i Egjiptit tha se “Bitcoin mund të ketë efekt negative në sigurinë ligjore të tregtarëve të rinjë”, ndërsa ka shtuar se kjo valutë “mund të dërgojë drejt pastrimit të parave dhe tregtisë së kontrabandës”./arbresh.info/

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>