Blog

Bitcoin është një aset jo thjeshtë monedhë kriptografike thotë kryetari i bordit të CME Group

Nov 7 2017
0 Shpërndarje
Ai tha se pret që investitorë të rëndësishëm ti bashkohen lëvizjes së CME brenda fundit të vitit. Bitcoin është një aset jo thjeshtë monedhë kriptografike thotë kryetari i bordit të CME Group Photo Source: Reuters

CME, grupi më i madh në botë i bursave, javën e kaluar bëri të ditur se nuk do të lançonte bitcoin, një lëvizje e cila shënon hapin e parë madhor të monedhës virtual drejt pranimit në masë të saj.

Me shumë gjasa bitcoin do të shndërrohet në një aset më vete siç është ari apo stoqet, të cilët mund të tregtohen nga investitorë madhore dhe të rregulluar dhe jo thjeshtë si një monedhë kriptografike tha Kryetari i Bordit të CME Group Leo Melamed.

Ai tha se pret që investitorë të rëndësishëm ti bashkohen lëvizjes së CME brenda fundit të vitit.

“Ky është një hap me rëndësi për historinë e bitcoin. Ne do të rregullojmë bitcoinin. Do ta shndërrojmë në një instrument të vërtetë tregtimi brenda rregullave,” tha Melamed për Reuters.

Rritja galopante e vlerës së bitcoin ka nxitur një debat mes ekspertësh dhe profesionistësh të cilët argumentojnë nëse monedha virtuale është një revolucion teknologjik apo thjeshtë një tjetër flluskë teknologjike.

Në Shtator shefi i JP Morgan Chase e quajti monedhën një mashtrim. Por Melamed argumenton se bitcoin mund të shkojë përtej një monedhe kriptografike dhe të përfaqësojë një aset të ri bazuar në teknologjinë blockchain. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>