Biznes

Bitcoin është një mashtrim thotë shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase

Sep 12 2017
0 Shpërndarje
Transfertat ndërkombëtare të parave, huadhëniet dhe procedimi i letrave me vlerë do të ishin procese më të shpejta dhe më të thjeshta. Bitcoin është një mashtrim thotë shefi ekzekutiv i JPMorgan Chase

Bitcoin është një mashtrim dhe së shpejti do të shpërthejë tha shefi ekzekutiv i bankës me vlerën më të lartë në botë JPMorgan Chase & Co Jamie Dimon.

Gjatë një konference investitorësh ditën e sotme në Nju Jork, Dimon tha “Kjo monedhë nuk ka për të funksionuar. Nuk mund të bëhet biznes me një monedhë të shpikur nga asgjëja dhe të mendosh se ata që e blejnë janë të zgjuar.”

Dimon tha se nëse mëson se ndonjë prej tregtarëve të JPMorgan po tregton monedhën, do ti pushonte nga puna menjëherë për dy arsye: “Është kundra rregullores sonë dhe janë njëkohësisht budallenj por edhe të rrezikshëm.”

Komentet e Dimon vinë në një kohë kur bitcoin, një monedhë virtuale e cila nuk është mbështetur nga asnjë qeveri e ndonjë vendi, ka parë vlerën e saj të katërfishohet që nga dhjetori i kaluar në më shumë se 4,100 dollar.

Natyra e Bitcoin lejon transferimin e vlerës mes individëve por edhe blerjen e produkteve dhe shërbimeve duke anashkaluar bankat dhe sistemin financiar në fuqi.

Dimon tha se nëse jemi të kufizuar në vetëm 21 milion bitcoin në total, atëherë ai është mjeti i duhur për trafikantët dhe vrasësit në vende me monedha të paqëndrueshme.

Bankat dhe institucionet e tjera financiare kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre ndaj bitcoin që kur u shfaq për herë të parë gjatë krizës financiare.

Por JPMogan dhe disa banka të tjera kanë investuar në blockchain, teknologjia e cila mundëson transaksionet bankare të bitcoin.

Institucionet financiare shpresojnë se me përdorimin e blockchain do të thjeshtojnë proceset financiare por edhe të ulin kostot e tyre.

Transfertat ndërkombëtare të parave, huadhëniet dhe procedimi i letrave me vlerë do të ishin procese më të shpejta dhe më të thjeshta.

Dimon parashikoi humbje të mëdha për blerësit e bitcoin. “Jam i shokuar për vetë faktin se shumë njerëz nuk e shohin atë që kanë përpara syve.” /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>