Blog

Bitcoin kalon përsëri vlerën e 4,000 dollarëve

Aug 23 2017
0 Shpërndarje
Analistët kanë mendime të ndryshme. Strategu i Wall Street Tom Lee beson se çmimi i bitcoin mund të rritet me një tjetër 40%. Bitcoin kalon përsëri vlerën e 4,000 dollarëve

Vlera e bitcoin është ngritur përsëri mbi 4,000 dollar pas një rënie të ndjeshme gjatë fundjavës nën këtë vlerë. Por a është ky fillimi i një thyerje rekordesh të reja?

Çmimi i monedhës virtuale u rrit në 4,500 dollar javën e kaluar ndërsa që nga dita e djeshme kur shënoi pikën më të ulët është rritur në mbi 4,200 dollar ditën e sotme. (http://bit.ly/2x07Bnl)

Në 12 muajt e fundit bitcoin ka vendosur vetëm rekorde si dhe i mbijetoi ndarjes në fillim të muajit Gusht. Por çfarë ka rezervuar monedha në të ardhmen? (http://bit.ly/2vLTOna)

Analistët kanë mendime të ndryshme. Strategu i Wall Street Tom Lee beson se çmimi i bitcoin mund të rritet me një tjetër 40%.

Ai thotë se rritja e çmimi është një arsye e fortë për autoritetet Amerikane të cilat duhet ta pranojnë monedhën.

Nëntori pritet të jetë një periudhë kritike për bitcoin kur përditësimi Segwit2x të kalojë disa të dhëna transaksionesh jashtë bllokut tek një bllok paralel për të mundësuar më shumë transaksione në të njëjtën kohë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>