Biznes

Bitcoin kap vlerën rekord të 3,000 dollarëve

Jun 12 2017
0 Shpërndarje
Monedha dixhitale ka patur një vit të shkëlqyer duke u rritur me 200% në 2017-ën. Vlera është trefishuar që nga Dhjetori dhe është rritur me 30% që nga fillimi i këtij muaji. Bitcoin kap vlerën rekord të 3,000 dollarëve Photo Source: Getty Images

Bitcoin këmbehej me 3,000 dollar për herë të parë ditën e Dielë duke vijuar me rritjen masive e cila është ndihmuar nga kërkesa e lartë në tregjet dhe investitorët Aziatikë.

Sipas CoinDesk, një bitcoin këmbehej me 3,012.05 dollar ekzaktësisht ditën e Dielë duke vendosur një rekord të ri. Në bursat Kineze këmbehej 40 deri në 60 dollar më shumë.

Monedha dixhitale ka patur një vit të shkëlqyer duke u rritur me 200% në 2017-ën. Vlera është trefishuar që nga Dhjetori dhe është rritur me 30% që nga fillimi i këtij muaji.

Kërkesat në tregjet Aziatike është faktori kryesor që po ndikon në rritjen e monedhës. Investorët kanë qenë edhe më të gatshëm për të blerë bitcoin pas komenteve të Presidentit të Rezervës Federale Amerikane duke thënë se teknologjia blockchain ka potencial të lartë. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>