Blog

Bitcoin konsumon më shumë energji se 159 shtete të botës

Nov 29 2017
0 Shpërndarje
Vetëm në muajin e fundit, energjia e konsumuar nga prodhimi i bitcoin është rritur me 30%. Rritja e shpejtë e vlerës ka shtuar interesin e shumë njerëzve që duan të hipin në këtë tren. Bitcoin konsumon më shumë energji se 159 shtete të botës

Ndërsa të gjithë po pyesin se kur bitcoin do të ndalë marshimin e tij përtej vlerës së 10,000 dollarëve, të tjerë pyesin se çfarë nevojitet për krijimin e një bitcoin-i.

Sipas raportimeve, popullariteti i bitcoin ka rritur ndjeshëm konsumin global të energjisë. Sipas Indeksit të Konsumit të Energjisë nga Bitcoin përpiluar nga Digiconomist, procesi i prodhimit të monedhës konsumon 30 teravat në vit.

Një teravat në orë është një shifër mjaft e lartë, një 1 me 12 zero prapa. Energjia e konsumuar në prodhimin e bitcoin është 0.14% e konsumit global.

Mund të mos u duket shifër e madhe, por aktualisht bitcoin konsumon energji më shumë sesa 159 shtete të botës.

Për një transaksion të vetëm bitcoin-i, 10 shtëpi mund të furnizohen me energji në një ditë.

Kjo sasi kolosale e energjisë përdoret për të fuqizuar kompjuterat dhe procesorët grafikë të cilët “gërmojnë” bitcoin.

I quajtur “mining,” gërmimi i është një proces i cili verifikon transaksionet blockchain dhe i shton në regjistra publik.

Ndërsa përpunim i një blloku bëhet më i vështirë, më shumë energji nevojitet për të kryer përllogaritjet. Nëse “gërmuesit” e bitcoin do të ishin shtet më vete, ata do të renditeshin në vendin e 61 në botë për konsumin e elektricitetit.

Vetëm në muajin e fundit, energjia e konsumuar nga prodhimi i bitcoin është rritur me 30%. Rritja e shpejtë e vlerës ka shtuar interesin e shumë njerëzve që duan të hipin në këtë tren.

Shumica janë të painformuar për kompleksitetet matematikore që zgjidhen dhe harduerin e energjinë që duhet për të mundësuar transaksionet e tyre. 80% e “gërmimit” realizohet në mega-fabrika në Kinë.

Krahasuar me Visa-n, raportohet se njëra prej dy qendrave të të dhënave në SHBA konsumon vetëm 2% të energjisë që konsumon bitcoin dhe së bashku dy qendrat e Visa përpunojnë 200 milion transaksione në ditë ndërsa rrjeti i bitcoin vetëm 350,000.

Rritja me 10 herë e vlerës së bitcoin që nga fillimi i vitit dhe konsumi i lartë i energjisë të parinovueshme për ta mbajtur në funksion rrjetin, ka bërë që shumë të spekulojnë për një flluskë financiare e cila mund të shpërthejë nga dita në ditë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>