Biznes

Bitcoin mund të arrijë deri në 40,000 dollarë thotë një miliarder

Jul 18 2018
0 Shpërndarje
Në Dhjetor ai shprehu pendim që nuk kishte blerë bitcoin kur vlera e monedhës ishte 300 dollarë. Bitcoin mund të arrijë deri në 40,000 dollarë thotë një miliarder

Çmimi i bitcoin mund të arrijë deri në 40,000 dollarë kur të fillojë të pranohet në masë tha miliarderi dhe investitori Marc Lasry.

“Ndërsa përqafohet nga masat dhe tregjet, bitcoin do të jetë më shumë sesa thjesht një bast,” u shpreh Ai.

Në 3-5 vite ai thotë se vlera e bitcoin do të 10 fishohet.

Në Dhjetor ai shprehu pendim që nuk kishte blerë bitcoin kur vlera e monedhës ishte 300 dollarë.

Ditën e Mërkure bitcoin arriti në 7,400 dollarë sipas CoinDesk.

Monedha kriptografike nuk ka arritur të mbajë ritmin e fundvitit të kaluar duke humbur mëse gjysmën e vlerës në gjashtë muaj. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>