Biznes

Bitcoin në “Crash” pasi lajmërimit për mbylljen e dy Exchange të mëdha në Kinë

Sep 15 2017
0 Shpërndarje
23% e transaksioneve të Bitcoin burojnë nga Kina dhe është shtëpia e disa prej minierave më të mëdha në botë të bitcoin Bitcoin në “Crash” pasi lajmërimit për mbylljen e dy Exchange të mëdha në Kinë

Bitcoin vijoi rënien për ditën e pestë me radhë, rënia më e gjatë që prej një viti, pas një prej bursave më të mëdha Kineze të monedhave virtuale tha se do të ndalonte aktivitetin e saj në fund të muajit si rezultat i masave të implementuara nga autoritetet vendase.

BTC China nuk do të pranojë më regjistrime në BTCChina Exchange, tha shefi ekzekutiv Bobby Lee të Enjten në rrjetin social Twitter.

Vendimi sipas tij u mor pas u shqyrtua me kujdes deklarata e 4 Shtatorit të Bankës Qendrore dhe autoriteteve rregullatorë Kineze për mbylljen e ICO-ve.

Sot një tjetër bursë e madhe Kineze, ViaBTC u bë bursa e dytë që mbyllet në këtë vend nga presioni i qeverisë.

“Më 4 Shtator, Banka Qendrore Kineze së bashku me gjashtë departamente të tjera shtetërore dolën me një deklaratë publike ku paralajmëronin për rrezikun që u kanosej investitorëve nga projektet ICO.

Si një platformë serioze e këmbimit të monedhave virtuale, ViaBTC ka vendosur të zbatojë me përpikëri politikat e reja të Bankës Qendrore,” shkruan kompania.

Deri më 7 shtator, monedha virtuale kishte rënë me 27% ndërsa që nga fillimi i vitit vlera e saj është katërfishuar nga njohja e përfitimeve të teknologjisë blockchain, hendeqet ligjore që rregullojnë këtë treg dhe interesi në rritje në Azi.

23% e transaksioneve të Bitcoin burojnë nga Kina dhe është shtëpia e disa prej minierave më të mëdha në botë të bitcoin të cilët përdorin sasi të mëdha fuqie kompjuterike për të certifikuar transaksionet e monedhës.

Të Hënen Bloomberg raportoi se vendi komunist ka planifikuar të ndalojë tregimin e bitcoin dhe monedhave të tjera virtuale në bursat vendase.

Ndalimi pritet të hyjë në efekt vetëm në bursat e monedhave virtuale sipas personave të afërt me këtë çështje.

Ndërsa motivimi i Pekin për të mbyllur bursat është i paqartë, vjen në një kohë kur lidershipi i partisë Komuniste do të riorganizohet muajin e ardhshëm.

Rritja e paprecedent e bitcoin ka shtuar shqetësimet se ajo mund të jetë një “flluskë” dhe ushqyer kritikat nga ekzekutivi i JPMrgan Chase Jamie Dimon dhe investitorit miliarder Howard Marks të cilët paralajmërojnë një “crash” të pashmangshëm.

Nga ana tjetër, Kryetari i Dhomës së Tregtisë Dixhitale në Washington thotë se bursat mund të rifillojnë aktivitetin e tyre në fund të vitit.

“Kina po përgatitet të licencojë bursa e monedhave virtuale ndërsa përballet me rritjen meteorike të tregtimit të tyre dhe spekulimeve të ICO-ve.

Licencimi i aktivitetit dhe bashkëpunimi i afërt me qeverinë vetëm se do të shtyjë këtë industri përpara. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>