Biznes

Bitcoin në pikiatë pas hakimit të një burse Koreano-Jugore

Jun 11 2018
0 Shpërndarje
Coinrail nuk ofroi detaje por mund të jenë afro 40 milion dollarë monedhave kriptografike sipas një portofoli i cili mendohet se i përket një sulmuesi. Bitcoin në pikiatë pas hakimit të një burse Koreano-Jugore

Një bursë kriptografike Koreano-Jugore tha se ishte hakuar duke çuar në pikiatë vlerën e bitcoin.

Monedha kriptografike më popullore në botë ra me 10% gjatë fundjavës nën 6,700 dollarë sipas CoinDesk.

Bitcoin ka humbur mëse gjysmën e vlerës që nga rekordi i Dhjetorit kur u vlerësua me 20,000 dollarë.

Edhe monedhat të tjera kriptografike Ethereum, Ripple dhe Bitcoin kanë rënë me 11% në 24 orët e fundit.

Startupi EOS i cili ka ngritur mëse 4 miliardë dollarë, ka rënë me 20% sipas coinmarketcap.com.

Bursa e prekur, Coinrail, tha të dielën se një sasi e konsiderueshme monedhat kriptografike janë vjedhur. Sipas saj 70% aseteve dixhitale të Coinrail janë zhvendosur në një portofol “të ftohtë.”

Coinrail nuk ofroi detaje por mund të jenë afro 40 milion dollarë monedhave kriptografike sipas një portofoli i cili mendohet se i përket një sulmuesi.

Hakimet në industrinë e monedhave kriptografike janë shndërruar në një problem shqetësues vitet e fundit. Në Janar bursës Japoneze Coincheck ju vodhën gjysëm miliardë dollarë. Që nga 2014-ta investitorëve ju kanë kushtuar këto hakime 1.4 miliardë dollarë. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>