Biznes

Bitcoin në vlerën më të lartë të të gjitha kohërave prej 1,700 dollarësh

May 10 2017
0 Shpërndarje
Esencialisht është një dalje në bursë të një kompanie duke tentuar të joshë investitorët potencial ku në rastin e ICO-së njerëzit blejnë talonë nga startupet blockchain. Bitcoin në vlerën më të lartë të të gjitha kohërave prej 1,700 dollarësh

Monedha dixhitale Bitcoin arriti një tjetër rekord ditën e Marte pas rekordit prej 1,600 dollarësh të Hënen.

Ajo u vlerësua me 1,760 dollar në platformën e BitStamp, një rritje me 6% brenda ditës. Që nga fillimi i vitit e deri ditën e sotme vlera e monedhës është rritur me 80% dhe aktualisht ka një vlerë tregu prej 52.2 miliard dollarësh.

Por përveçse ka shërbyer si një aset për këmbim të stoqeve dhe bonove, Bitcoin së fundi është shndërruar në një formë pagese për shumë distributorë dhe si një mënyrë për të transferuar fonde pa një palë të tretë në mes.

Analistët shprehen se rritja e Bitcoin vjen si rezultat i rritjes së interesit për monedhat dixhitale në terësi. Një tjetër fenomen është ICO (Initial Coin Offering), një fushatë grumbullimi fondesh për hedhjen në treg të një monedhe dixhitale.

Esencialisht është një dalje në bursë të një kompanie duke tentuar të joshë investitorët potencial ku në rastin e ICO-së njerëzit blejnë talonë nga startupet blockchain për të financuar zhvillimin e monedhës.

Mbi 40 startupe të tilla kanë lançuar ICO-të e tyre gjatë këtij viti. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>