Biznes

Bitcoin nuk di të ndalet, vlera e tij arrin 1,400 dollar

May 2 2017
0 Shpërndarje
Rritja ishte afro 3% në 1,437 dollar, vlera më e lartë e shënuar që nga themelimi në 2008-ën. Që nga Maji i vitit të kaluar monedha është rritur me 200%. Bitcoin nuk di të ndalet, vlera e tij arrin 1,400 dollar Photo Source: Reuters

Bitcoin arriti vlerën e 1,400 dollarëve mëngjesin e së Martes duke trefishuar vlerën e tij brenda një viti, një rritje e cila ju atribua kërkesës në rritje nga Japonia për monedhën dixhitale.

Sipas Cryptomcompare, një uebsajt të dhënash i cili analizon tregtinë e Bitcoin-ëve, tha se 50% e këmbimeve në 24 orët e fundit ishin në mes bitcoin dhe jenit japonez.

Rritja ishte afro 3% në 1,437 dollar, vlera më e lartë e shënuar që nga themelimi në 2008-ën. Që nga Maji i vitit të kaluar monedha është rritur me 200%.

aktualisht vlera totale e bitcoinëve në treg përllogaritet 25 miliard dollar.

Analistët parashikojnë rritje të mëtejshme nga rritja e kërkesës Amerikane dhe rishishikimit të vendimit marrë nga Komisoni Amerikan i Valutës për aprovimin e monedhës në bursë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>