Lajmet

Bitcoin nuk ndalet, kalon vlerën e 5,800 dollarëve

Oct 13 2017
0 Shpërndarje
Në Gusht bitcoin u nda duke formuar një monedhë të re të quajtur bitcoin cash. Ata që kishin bitcoin më parë do të përfitonin falas bitcoin cash në po të njëjtën sasi. Bitcoin nuk ndalet, kalon vlerën e 5,800 dollarëve Photo Source: Albvision

Bitcoin goditi një tjetër rekord ditën e Premte pasi kaloi për herë të parë vlerën e 5,000 dollarëve ditën e Enjte.

Çmimi i monedhës virtuale arriti në 5,856 dollar ditën e sotme sipas të dhënave të CoinDesk. Megjithatë fitimi i marrë nga investitorët nga kjo rritje e paprecedent pa bitcoin të binte në 5,396 dollar pak orë më pas.

Vlera e tregut – vlera totale e të gjitha monedhave Bitcoin në qarkullim – ishte 97 miliard dollar. Krahasuar me një vit më parë, bitcoin është rritur me 480%.

Katalizatori i kësaj rritjeje ishin spekulimet se Kina mund të kthente pas vendimin për të ndaluar bursat e monedhës virtuale.

Muajin e kaluar rregullatorët e vendit me popullsinë më të madhe në botë ndaluan çdo aktivitet të monedhave virtuale. Tërheqja e këtij vendimi do të kthente ekonominë e dytë më të madhe në botë “online.”

Në Gusht bitcoin u nda duke formuar një monedhë të re të quajtur bitcoin cash. Ata që kishin bitcoin më parë do të përfitonin falas bitcoin cash në po të njëjtën sasi.

Megjithatë bitcoin është ndihmuar edhe nga ekonomitë si ajo e Japonisë e cila lejon distributorët të shesin produkte dhe shërbime në këmbim të bitcoin.

Figura të shquara në mbarë botën po flasin rreth bitcoin. Të Enjten Drejtorja e Fondit Ndërkombëtar Monetar Kristine Lagard shprehej se monedhat virtuale mund të ç’rregullojnë tregun.

Por edhe kritikat nuk kanë munguar. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin thoshte se blerësit e monedhës virtuale janë të përfshirë në aktivitete të jashtëligjshme.

Banka Qendrore e Rusisë bllokoi bursat që ofrojnë monedha virtuale. Ekzekutivi i JP Morgan Chase Jamie Dimon e quajti bitcoin një mashtrim. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>