Lajmet

Bitcoin për herë të parë thyen barrierën e 10,000 dollarëve

Nov 28 2017
0 Shpërndarje
Ky është një indikator i ritmit të lartë të rritjes së këtij tregu në javët e fundit. Më 3 Nëntor vlera totale e monedhave ishte 200 miliard dollar. Bitcoin për herë të parë thyen barrierën e 10,000 dollarëve

Çmimi i një Bitcoin kaloi mesditën e sotme 10,000 dollarët për herë të parë duke shënuar një objektiv madhor në të ardhmen e monedhës virtuale më popullore në botë.

Që nga dita e Premte, kur edhe nisi e Premja e Zezë, monedha kriptografike është rritur nga 8,200 dollar për të kulmuar ditën e sotme në 10,069 dollar aktualisht sipas CoinMarketCap.

Ky rekord dërgoi vlerën e të gjithë bitcoin-ëve në qarkullim në 168 miliard dollar dhe vlerën e të gjitha monedhave në 310 miliard dollar.

Monedha kapërceu kufirin e 9,000 dollarëve ditën e Shtune duke arritur 9,143 dollar. Gjatë fundjavës për herë të parë vlera e monedhave virtuale kaloi 300 miliard dollarët.

Ky është një indikator i ritmit të lartë të rritjes së këtij tregu në javët e fundit. Më 3 Nëntor vlera totale e monedhave ishte 200 miliard dollar.

Kryetari i Bankës Qendrore Zvicerane ditën e Enjte doli me një deklaratë për monedhat kriptografike.

Duke folur gjatë një aktiviteti në Bazel, Tomas Jordan, tha se bankat qendrore po ndjekin me intensitet të lartë ecurinë dhe problemet e monedhave kriptografike duke shtuar se “sipas tij ato janë më shumë një investim sesa monedhë.”

Teknologjia financiare po revolucionarizon me shpejtësi industrinë bankare por monedha dixhitale nuk do të zëvendësojnë po aq shpejtë paranë prej letre tha një zyrtar i lartë i Bankës së Japonisë.

“Ajo ditë është ende larg,” tha Hiromi Yamaoka i cili shërben si drejtues i departamentit për sistemin e pagesave pranë Bankës së Japonisë.

Kjo rritje u ndihmua edhe pas lajmit se CME Group do të pranonte bitcoin-in në javën e dytë të Dhjetorit.

Lançimi i produkteve për monedhën virtuale do të shënojë një prej hapave më madhor drejt legjitimimit të Bitcoin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>