Biznes

Bitcoin përsëri vlera rekord prej 2,848 dollarësh

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Në Prill Japonia njohu Bitcoin si formë zyrtare pagesash. Distributori më i madh Rus filloi të pranon Bitcoin për blerjet në Rusi. Bitcoin përsëri vlera rekord prej 2,848 dollarësh

Bitcoin po këmbëhet në vlera rekord në këto momente që shkruajmë këtë lajm ku ditën e sotme u rrit me 6% dhe vlerësohet me 2,848 dollar.

Kjo rritje erdhi si rezultat i kërkesës së lartë nga Kina dhe Japonia. Monedha dixhitale është në vlera rekord për 33 herë në 38 ditët e fundit. Përgjatë kësaj periudhe është rritur me 144%.

Në Prill Japonia njohu Bitcoin si formë zyrtare pagesash. Distributori më i madh Rus filloi të pranojë Bitcoin për blerjet në Rusi.

Megjithatë monedha dixhitale mund të marrë një goditje të rëndë nga Komisioni Amerikan i Sigurisë dhe Valutës.

Pasi e refuzoi herën e parë, komisioni tërhoqi vendimi për të dalë me një të dy i cili ende nuk është bëri i ditur. Vetëm në 2017-ën Bitcoin është rritur me 200%. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>