Biznes

Bitcoin po vjen në bursën e Wall Street-it

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Bitcoin po vjen në bursën e Wall Street-it

bitcoin-100028157-galleryAutoritetet financiare të bursës së Nju Jorkut, u shprehën gjatë kësaj javese se shumë shpejt do të fillojnë të pranojnë këmbime me monedhat virtuale, përfshi Bitcoin-in, për shkak të rritjes së interesit në këtë formë teknologjike të parave. Sigurisht që ka ende punë dhe aprovime deri në momentin që këto lloj këmbimesh dhe transaksionesh do të bëhen të mundura, megjithatë puna ka filluar. Gjithë struktura do të zhvillohet jo më vonë se fundi i qershorit, zbuloi gjatë të martës Departamenti i Shërbimeve Financiare të Nju Jorkut.

Lajmet lidhur me rregullimin e tregut të Bitcoin në Wall Street vijnë pas kolapsit të shërbimit të këmbimit Mt. Gox, me zyra në Japoni. Më parë, ajo ishte zyra e këmbimit më e madhe për shitblerjen e Bitcoin-eve, por falimentimi mendohet të ketë ardhur për shkak të një sulmi hakerësh dhe të një keqmenaxhimi.

“Problmet e fundit me Mt. Gox apo me firma të tjera të ngjashme dëshmojnë më tepër nevojën urgjente për një vëzhgim më të fortë lidhur me këmbimet e monedhës dixhitale, për të siguruar mbrojtjen e konsumatorëve, sigurinë kibernetike si dhe konspiracionet përmes parave,” shprehet Benjamin M. Lawksy, anëtar i zyrës financiare të Nju Jorkut.

Rregullimet e mundësuara nga shteti mund të përfshijnë zhvillimin e një “BitLicense” për firmat e monedhës dixhitale që operojnë në vend. Gjithashtu, zyra përkatëse e Nju Jorkut po përpiqet të konsiderojë edhe firma të tjera përtej atyre që kryejnë këmbime valutore. Pjesë e kësaj kategorie mund të jenë shërbimet e ruajtjes apo përpunuesit e pagesave. Kompanitë kanë ende mundësi të dërgojnë sugjerimet apo propozimet e tyre konkrete lidhur me mënyrën se si mund të operohet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>