Biznes

Bitcoin pranë vlerës prej 4,300 dollar

Aug 14 2017
0 Shpërndarje
Kjo rritje dërgoi vlerën totale të bitcoinëve në 70.6 miliard dollar, dhjetëra miliarda më shumë sesa ishte pak muaj më parë. Bitcoin pranë vlerës prej 4,300 dollar

Bitcoin edhe njëherë tjetër vijon të vendosë rekorde pas tejkaloi vlerën e 4,000 dollarëve. Rritja më e fundit vjen pasi bitcoin ra në 1,900 dollar pasi implementimi i një përditësimi i cili do të rriste kapacitetet e transaksioneve nxiti kundërshti mes minerave.

Por bitcoin ka një histori të gjatë rekordesh por edhe zhvlerësimesh të menjëhershme. Gjatë ditës e sotme monedha arriti në 4,302 dollar ndërsa në këtë moment që po shkruajmë vlerësohet me 4,243 dollar.

Kjo rritje dërgoi vlerën totale të bitcoinëve në 70.6 miliard dollar, dhjetëra miliarda më shumë sesa ishte pak muaj më parë.

Rritja ushqeu entuziasëm tek investitorët dhe minerat të cilët i druheshin klonit bitcoin cash. Edhe pse ky i fundit u rrit në mbi 700 dollar, në këto momente vlerësohet në 300 dollar. (http://bit.ly/2vCGMpy)

Të Dielën bitcoin kaloi për herë të parë vlerën e 4,000 dollarëve. (http://bit.ly/2hZtTmc) Pas një rënieje gjatë pasdites nën këtë vlerë ditën e sotme u zgjua në rritje të qëndrueshme.

Pikërisht këto zhvillimet ndikuan në rritjen e besimin tek e ardhmja e Bitcoin. (http://bit.ly/2gNfcCd)

Lajmet e fundit>