Blog

Bitcoin ra në pikën më të ulët që prej dy muajsh

Jun 13 2018
0 Shpërndarje
Në 2018-ën bicoin ra me 53% pas një rritjeje me 1,300% vitin e kaluar. Ditën e dielë, bursa Coinrail raportoi humbjen e 30% të monedhave të tregtuara në bursë. Bitcoin ra në pikën më të ulët që prej dy muajsh

Bitcoin ra në pikën më të ulët që prej dy muajsh pas hakimit të bursës së monedhave kriptografike Coinrail në Korenë e Jugut.

Monedha e parë virtuale preku vlerën më të ulët të vitit prej 6,000 dollarë në platformën e Bitstamp dhe pas një rritjeje, monedha përsëri tregohet në 6,500 dollarë.

Në 2018-ën bicoin ra me 53% pas një rritjeje me 1,300% vitin e kaluar. Ditën e dielë, bursa Coinrail raportoi humbjen e 30% të monedhave të tregtuara në bursë.

Sipas mediave lokale vlera e tyre përllogaritet në 37.28 milion dollarë. Një hakim reduktoi me 40 miliardë dollarë vlerën e të gjitha monedhave në qarkullim.

Edhe monedhat e tjera ranë. Ethereum u tregtua me 496 dollarë një rënie me 5%, Ripple me 0.55 dollarë një rënie me 4.3%.

Koreja e Jugut është një prej hubeve të monedhave kriptografike në botë dhe shtëpia e një prej bursave më të mëdha, Bithumb. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>