Blog

Bitcoin ra nën 11,000 dollar pasi vendosi rekord ditën e Dielë

Dec 4 2017
0 Shpërndarje
Gjithashtu edhe interesi i lartë mediatik mendohet të jetë një prej faktorëve që ka ndikuar në rritjen e bitcoin. Bitcoin ra nën 11,000 dollar pasi vendosi rekord ditën e Dielë

Bitcoin ra poshtë vlerës së 11,000 dollarëve ditën e Hëne pasi arriti një rekord të ri prej 11,800 dollarësh ditën e Dielë.

Monedha kriptografike më popullore në botë u ngrit në 11,850 dollar në orët e mbrëmjes të së Dielës sipas CoinMarketCap.com.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së Hëne monedha u rrit përsëri në 11,632 dollar ndërsa që nga mesdita është në rënie dhe aktualisht këmbehet më 11,137 dollar.

Mbetet e paqartë se çfarë bëri që Bitcoin të rritej gjatë fundjavës përveçse përfshirjes së investitorëve të rinj.

Analistët thonë se deklarata e së Premtes nga autoriteti rregullator Amerikan i derivateve që do të lejonte grupin GME të ofronte kontrata Bitcoin.

Gjithashtu edhe interesi i lartë mediatik mendohet të jetë një prej faktorëve që ka ndikuar në rritjen e bitcoin.

Rekordi i së Dielës gjithashtu erdhi në një ditë kur presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro prezantoi “petro”, një monedhë kriptografike e mbështetur nga rezervat e naftës.

Javën e kaluar Bitcoin theu tre rekord të njëpasnjëshme: 9,000 dollar; 10,000 dollar dhe 11,000 dollar.

Bankat Qendrore i tremben një flluske financiare e cila mund të shpërthejë në çdo moment dhe këtë e kanë treguar qëndrimet e disa prej tyre.

Shefi i Bankës Qendrore Zvicerane shprehej se monedhat si bitcoin janë më shumë një investim sesa vetë monedhë.

Sakaq Banka e Japonisë shprehej se dita kur monedhat dixhitale të zëvendësojnë paranë tradicionale është larg. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>