Biznes

Bitcoin rikuperon 10% të vlerës pas rënies dramatike javën e kaluar

Dec 26 2017
0 Shpërndarje
Vlera e bitcoin është 20-fishuar që nga fillimi i vitit kur këmbehej me 1,000 dollar në mbi 20,000 dollar në fillim të javës së kaluar. Bitcoin rikuperon 10% të vlerës pas rënies dramatike javën e kaluar Photo Source: Albvision

Bitcoin filloi të ditën e Marte me një rritje të lehtë prej 10% pasi humbi 1/3-ën e vlerës javën e kaluar dhe rënë poshtë 12,000 dollarëve.

Bitcoin, monedha kriptografike më popullore në botë ra me 30% ditën e Premte dhe në një pikë shënoi vlerën prej 11,159 dollarësh sipas BitStamp.

Kjo ishte java më e keqe e monedhës që prej 2013-ës ndërsa aktualisht monedha këmbehet me 15,049 dollar.

Vlera e bitcoin është 20-fishuar që nga fillimi i vitit kur këmbehej me 1,000 dollar në mbi 20,000 dollar në fillim të javës së kaluar.

Ndërsa investitorët e bitcoin besojnë se kjo rënie ishte e natyrshme pas rritjeve galopante të Dhjetorit, paralajmërimet nga institucionet dhe bankat sa vinë e shtohen.

Edhe rivalët të cilët humbën terren javën e kaluar tashmë po kthehen drejt normalitetit. Ethereum këmbehet me 771 dollar pas pikës më të ulët të javës prej 689 dollar por larg rekordi prej mëse 900 dollarësh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>