Blog

Bitcoin shënon tjetër rekord prej 3,402 dollarësh

Aug 7 2017
0 Shpërndarje
Vlera e Bitcash ra nga 12 miliard dollar një ditë pas hyrjes në qarkullim në 4 miliard dollar këtë mëngjes. Bitcoin shënon tjetër rekord prej 3,402 dollarësh

Bitcoin goditi një tjetër rekord ditën e hëne duke u vlerësuar me 3,402 dollar. Vlera e monedhës virtuale është në rritje një pasi ajo u nda në dy monedha të reja.

Ndërsa bitcoin po prek vlera marramendëse, bitcoin cash vijon në rënie. “E gjithë ajo para e cila erdhi nga asgjë për të pompuar vlerën e bitcoin cash tashmë po ushqen bitcoin,” tha një analist i platformës eToro. 

Vlera e Bitcash ra nga 12 miliard dollar një ditë pas hyrjes në qarkullim në 4 miliard dollar këtë mëngjes.

Gjatë fundjavës bitcoin për herë të parë theu rekordin e Qershorit prej 3,025 dollar duke shkuar në mbi 3,200 dollar. (http://bit.ly/2hD4miP)

Ditën e Marte Bitcoin u nda në bitcoin dhe bitcoin cash (http://bit.ly/2vt47go) kur një numër i vogël zhvilluesisht dhe minerash shkuan për një propozim alternativ. Investitorët që kishin bitcoin përfituan të njëjtën sasi bitcoin cash falas. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>