Biznes

Bitcoin shënon tjetër vlerë rekord prej 1,600 dollarësh

May 8 2017
0 Shpërndarje
Monedha kriptografike ka qenë në ekspansion që prej muajit Prill kur arriti vlerën më të lartë deri atë ditë prej 1,575 dollarëshe. Në vetëm 30 ditët e fundit Bitcoin është rritur me 33%. Bitcoin shënon tjetër vlerë rekord prej 1,600 dollarësh

Mëngjesin e së hënës Bitcoin arriti një tjetër vlerë rekord prej 1,600 dollarësh çmimi i të cilit pritet të shkojë në 4,000 dollar në 14 muajt e ardhshëm.

Monedha kriptografike ka qenë në ekspansion që prej muajit Prill kur arriti vlerën më të lartë deri atë ditë prej 1,575 dollarëshe. Në vetëm 30 ditët e fundit Bitcoin është rritur me 33%.

Megjithatë fati i monedhës pritet të vendoset së shpejti pas vendimit që pritet të marrin autoritetet Amerikane. Një debat i ashpër vijon për strukturën e saj.

Japonia është vendi i parë që ka legalizuar monedhën si formë pagesash. Gjatë muajit Mars Bitcoin shënoi rënie. Disa zëra thonë se rritja do të kalojë 3,000 dollarët, disa të tjerë thonë se do të kthehet në 1,100 dollar. /PCWorld Albanian

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>