Lajmet

Bitcoin i shpëton ndarjes, anulohet projekti SegWit2X

Nov 8 2017
0 Shpërndarje
Debate të shumta thuajse nuk bënë asgjë më mirë dhe një ndarje e bitcoin dukej e pashmangshme deri ditën e sotme. Bitcoin i shpëton ndarjes, anulohet projekti SegWit2X

Çmimi i bitcoin u rrit me shpejtësi ditën e sotme në përgjigje të lajmeve se ca preponentë për krijimin e një versioni paralel të monedhës virtuale kanë hequr dorë nga plani i tyre.

Bitcoin arriti në 7,700 dollar menjëherë pas këtij lajmi, një rritje me 10% krahasuar me 24 orë më parë.

Lajmi erdhi përmes një e-mail-i nga liderët e projektit që njihet ndryshe edhe si SegWit2X.

Liderët e tij, ku përfshihen figura të njohura si CEO i Xaxpo Wences Casares dhe themeluesi i fabrikës së prodhimit të monedhave virtual Bitmain, lajmëruan se kishin vendosur të anulonin projektin si rezultat i mungesës së konsensusit në komunitetit e bitcoin.

Vendimi për implementimin e SegWit2X ngjalli polemika të shumta deri në atë masë sa zhvilluesit e bitcoin ta quanin projektin si një plan për “kapjen” e monedhës virtuale.

Debate të shumta thuajse nuk bënë asgjë më mirë dhe një ndarje e bitcoin dukej e pashmangshme deri ditën e sotme.

Në e-mail-in e tyre, avokatët e SegWit2X thanë se ende besojnë që bitcoin ka nevojë për një ridizajnim të bitcoin për të akomoduar blloqe më të mëdha transaksionesh.

I gjithë debati ishte nëse blloqet e bitcoin duhej të rriteshin ose jo nga 1MB në 2MB.

Lajmit ju dha bujë edhe nga figura të shquara të këtij komuniteti që kundërshtonin SegWit2X siç është themeluesi i Litecoin Charlie Lee./PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>