Lajmet

Bitcoin i shpëton ndarjes, miratohet përditësimi i rrjetit

Jul 22 2017
0 Shpërndarje
Pasi preku vlerën rekord prej 3,000 dollarësh në Qershor, monedha ra në 1,830 dollar. Ditën e Premte monedha tregtohej mes 2,647 dollar. Bitcoin i shpëton ndarjes, miratohet përditësimi i rrjetit Photo Source: Reuters

Monedha dixhitale bitcoin i shpëtoi ndarjes në dy monedha të reja ditën e Premte pasi rrjeti i saj mbështeti një përditësim softueri i cili do të rrisë kapacitet e përpunimit të numrit në rritje të transaksioneve.

Minatorët e Bitcoin dhanë mbështetje për të ashtuquajturën Bitcoin Improvement Proposal (BIP) 91, duke shmangur ndarjen e bitcoin në dy blockchain-e. Minatorët përfaqësojnë një rrjet operatorësh kompjuterikë të cilët sigurojnë blockchain-in dhe mundësojnë transaksionet.

BIP 91 është hapi i parë drejt një përpjekje të gjërë të përmirësimit të bitcoin përmes një softueri të quajtur SegWiz2x. Ditën e Premte, mbështetja për BIP 91 ishte 100%, duke tejkaluar numrin e nevojshëm prej 80% thanë analistët.

Disa investitorë kanë ngritur shqetësim rreth performancës shpërthyese të bitcoin dhe fuqisë së tij për të konkurruar me arin dhe paranë e hedhur në qarkullim nga bankat shtetërore si një formë e cila ruan vlerën.

Kërkesa për bitcoin është rritur dhe pas 8 vitesh vlera e tregut është 40 miliard dollar. Por frika e ndarjes së bitcoin uli kërkesën në javët e fundit.

Pasi preku vlerën rekord prej 3,000 dollarësh në Qershor, monedha ra në 1,830 dollar. Ditën e Premte monedha tregtohej mes 2,647 dollar.

Përditësimi i softuerit synon të adresojë kufizimet e rrjetit të bitcoin sa i përket përpunimit të miliona transaksioneve çdo ditë. Rrjeti i bitcoin nuk ka arritur të rritet me ritmin e monedhës.

Por përditësimi nuk do të ndodh përpara Vjeshtës thanë analistët. Lojtarët kyç të tregut janë ankuar për vonesat e transaksioneve. Analistët thanë se vonesat i kushtonin 83 cent çdo transaksioni, që do të thotë se mikropagesat rrezikoheshin seriozisht në rrjetin e bitcoin.

Rrjeti gjithashtu është i limituar në vetëm 7 transaksione në sekond. Për shembull Visa përpunon 2,000 transaksione në sekond. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>