Biznes

Bitcoin tejkalon vlerën e arit, këmbehet me 1,248 dollar

Mar 2 2017
0 Shpërndarje
Çmimi i një Bitcoin ishte më i lartë se një onz ar ditën e sotme për herë të parë që nga themelimi i monedhës dixhitale. Bitcoin tejkalon vlerën e arit, këmbehet me 1,248 dollar

Valuta kriptografike shkoi në 1,241,30 dollar mëngjesin e ditës së sotme kur ari ishte 1,241.25 dollar për të rëni pak minuta më pas.

Megjithatë Bitcoin u rikthye përsëri duke u rritur me 1.8% në 1,248.10 dollar duke lënë pas përsëri arin me 1,242.15 dollar.

Javën e kaluar monedha kaloi vlerën e 1,200 dollarëve pas një rënie në fillim të vitit në 850 dollar. Është pikërisht 2017 ajo që ka shënuar rritje të vazhdueshme të monedhës në kurriz të monedhës Kineze. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>