Lajmet

Bitcoin vijon rritjen fenomenale, arrin në 11,000 dollar

Nov 29 2017
0 Shpërndarje
Për herë të parë monedha kaloi këtë mëngjesin e ditës së sotme duke arritur në 11,047 dollar por ra deri në 10,500 dy orë më pas. Bitcoin vijon rritjen fenomenale, arrin në 11,000 dollar

Një tjetër ditë, një tjetër rekord për bitcoin. Sipas CoinMarketCap.com, monedha virtuale më popullore në botë sapo kaloi vlerën e 11,000 dollarëve për të tregtuar më 11,136 dollar në këto momente që shkruajmë.

Për herë të parë monedha vendosi këtë rekord të ri mëngjesin e ditës së sotme duke arritur në 11,047 dollar por ra deri në 10,500 dy orë më pas.

Mesditën e sotme monedha shkoi deri në 11,142 dollar dhe dërguar vlerën e të gjitha monedhave bitcoin në qarkullim në 185 miliard dollar.

Kësisoj, vlera totale e të gjitha monedhave kriptografike aktualisht është 334 miliard dollar.

Në fillim të muajit Nëntor, të gjitha monedhat vlerësoheshin me 200 miliard dollar.

Monedha kapërceu kufirin e 9,000 dollarëve ditën e Shtune duke arritur 9,143 dollar. Gjatë fundjavës për herë të parë vlera e monedhave virtuale kaloi 300 miliard dollarët.

Sakaq ditën e djeshme, bitcoin arriti një objektiv madhor duke prekur vlerën e 10,000 dollarëve për herë të parë.

Bankat Qendrore i tremben një flluske financiare e cila mund të shpërthejë në çdo moment dhe këtë e kanë treguar qëndrimet e disa prej tyre.

Shefi i Bankës Qendrore Zvicerane shprehej se monedhat si bitcoin janë më shumë një investim sesa vetë monedhë.

Sakaq Banka e Japonisë shprehej se dita kur monedhat dixhitale të zëvendësojnë paranë tradicionale është larg.

Rritja e paprecedent e bitcoin nga 8,200 dollar të Premten e kaluar në 11,000 dollar ditën e sotme është ndihmuar edhe nga lajmi i grupit CME i cili do të lançonte derivatet e para bitcoin brenda fundit të vitit.

Interesi i lartë që ka ngjallur bitcoin e tregon edhe fluksi i regjistrimeve në bursat online siç është Coinbase. Kjo bursë raportoi një rritje të numrit të përdoruesve me 300,000 në datat 22-26 Nëntor. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>