Biznes

Bitcoin vijon rritjen, vlerësohet me 2,700 dollar

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Pak ditë më parë Goldman Sachs shprehej se Bitcoin mund të arrijë deri në 3,700 dollar në javët në vijim. Bitcoin vijon rritjen, vlerësohet me 2,700 dollar

Bitcoin shënoi një rritje të bujshme ditën e Enjte duke prekur vlerën e 2,500 dollarëve ndërsa gjatë ditës së sotme monedha virtuale u rrit është më tej në 2,700 dollar.

Monedha virtuale vijon të rikthehet në rekordet e shënuara gjatë muajit Qershor ndërsa i afrohet 1 Gushtit kur pritet të merret vendimi nëse monedha do të ndahet ose jo.

Që nga data 17 Korrik monedha është rritur me 50% duke ju afruar pikës më të lartë prej 3,000 dollarësh shënuar me 12 Qershor.

Pak ditë më parë Goldman Sachs shprehej se Bitcoin mund të arrijë deri në 3,700 dollar në javët në vijim.

Monedha ra në 1,800 dollar më 16 Korrik duke prekur pikën më të ulët që prej dy muajsh. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>