Lajmet

Bitdefender: Në Facebook qarkullon një maluer që vjedh të dhënat personale

Jul 26 2014
0 Shpërndarje
Bitdefender: Në Facebook qarkullon një maluer që vjedh të dhënat personale

facebookkBitdefender, në një artikull të The Guardian, paralajmëron për një mauler që qarkullon nëpër Facebook, i cili korrupton shfletuesin ueb dhe vjedh të dhënat personale. Mendohet që ky mauler të jetë zhvilluar nga shqiptarë. Përdoruesve të Facebook-ut u bëhet thirrje të mos klikojnë në një link që duket si një video në të cilën po zhvishet një femër, përpara një kamere ueb. Nëse klikohet mund të të dërgojë në një faqe tjetër nga ku mund të shkarkohet automatikisht një virus që vjedh të dhënat personale.

Firma e sigurisë Bitdefender e cila ngriti çështjen në fjalë, mendon se ky maluer është zhvilluar në Shqipëri. Linku është dizajnuar që t’i përngjasojë një videoje YouTube-i, por kur klikohet të dërgon automatikisht në një faqe ku shkarkohen softuerë malinj e paraqitur në formën e një përditësimi të softuerit Adobe Flash.

Shefi i sigurisë së Bitdefender shprehet se Scammers kanë krijuar mbi 20.000 linqe unike që i drejtojnë “viktimat” në faqe të korruptuara, që shfaqin video të ngjashme në paraqitje me videot në YouTube. Video duket sikur ecën për disa sekonda për të nxitur përdoruesit të klikojnë. Zhvilluesit e maluerit kanë mashtruar gjithashtu me numrin e shikuesve të videos, sikur është e shikuar nga më shumë se një milionë përdorues.

Hakerat po përdorin url të shkurtuara nga shërbimi në internet, bit.ly, për të maskuar adresat malinje. Gjithashtu Bitdefender ka lajmëruar kompaninë për çështjen në fjalë. Sapo të instalohet, Trojan.Agent.BDYV, maluerët mund të punojnë me shfletuesit përfshirë Chrome dhe Firefox, duke taguar në Facebook miq dhe duke ndaluar përdoruesit të fshijnë postimet në murin e tyre. Kjo nuk është hera e parë që Bitdefender identifikon mauler. Bëhet fjalë për rastin e një lloji malueri Dorkbot që përhapej nëpërmjet chat-it të Facebook-ut, i cili korruptonte shfletuesin e “viktimave” dhe vidhte të dhënat personale të përdoruesve gjithashtu.

Disa të dhëna rreth Bitdefender

Bitdefender është një softuer antivirus zhvilluar nga kompania rumune e zhvillimeve softuer, Softwin,që është lançuar në nëntor të vitit 2001 dhe është në ndërtim të versionit të 17-të. Version i 2014-ës u prezantua më 26 gusht 2013 dhe përfshin mbrojtje në shumë drejtime dhe nxitës performance si Search Advisor, Optimizues Performance dhe teknologji PHOTON. Produktet e Bitdefender u përmirësuan ndjeshëm në versionet e tyre të 2014-tës. Në dhjetor të viti 2013, Bitdefender së bashku me Kaspersky kaluan disa teste të rëndësishme për të provuar nivelin e tyre të lartë për mbrojtje ndaj sulmeve virusale.

Maluerët

Maluerët janë softuerë malinj ose të rrezikshëm, pra mund të konsiderohet i tillë çdo lloj softueri që përpiqet të korruptojë sistemin operativ të kompjuterit. Mund të shfaqen në formën e kodeve të ekzekutueshme, skripteve, përmbajtjeve aktive dhe në formën e softuerëve të tjerë. Ndonjëherë përdoret the termi baduer. Në ligjet e SHBA-së , këto softuerë njihen si kontaminuesit e kompjuterit. Maluer klasifikohen të gjithë ata softuerë të cilët dëmtojnë me qëllim kompjuterin, por nuk mund të konsiderohet maluer një soft që përmban një bug apo prej dizajnit të varfër me të cilin është ndërtuar. Fillimisht maluerët janë në formë eksperimentale ose duke bërë prova. Sot, maluerët përdoren nga hakerat e “zinj” me kasketë dhe qeveritë, për të vjedhur të dhëna personale, financiare apo informacion biznesi dhe shumë herë për të realizuar sabotime. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>