Siguri

BitDefender zbulon një mashtrim të ri trojan

Jan 22 2012
0 Shpërndarje
BitDefender zbulon një mashtrim të ri trojan

Trojan.Crypt.VB.U dhe llojet e tij të tjera janë të ngjashme me mashtrimet tjera ekzistuese në treg. Pra me fjalë të tjera në momentin që futet në një sistem me Windows ai përzien të dhënat e përdoruesit të cilat mund t’i gjej dhe më pas ofron mundësinë për t’i hapur ato duke u shfaqur si softuer pa pagesë, por kësaj radhe duke i dërguar përdoruesit në një ueb faqe që kërkon nga ta të paguajnë 69 dollarë. 

Inovacioni më real i këtij malware është tentimi për të tejkaluar dëshirën për “mos pagesë” të konsumatorit duke iu ofruar atyre dekriptimin e tre skedarëve në avancim pa pagesë, para se ata të blejnë licencën e plotë. 

BitDefender raporton se këto lloje enkriptimesh shfrytëzojnë një lloj të thjeshtë të algoritmit XOR, që nënkupton se dekriptimi mund të mos kërkojë një force të madhe për të thyer këtë formë. 

Për këto lloje të mashtrimeve gjithnjë është synimi i kriminelëve që të bindin victimën se kanë shumë pak mundësi veçse të paguajnë për të gjetur zgjidhje. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>