Lajmet

Bitly ndërpret lidhjen mes llogarive Facebook dhe Twitter për shkak të kredencialeve të rrezikuara

May 9 2014
0 Shpërndarje
Bitly ndërpret lidhjen mes llogarive Facebook dhe Twitter për shkak të kredencialeve të rrezikuara

bit-ly-buys-social-media-publishing-tool-twitterfeed-62a38bfc7dBitly publikoi një paralajmërim urgjent të sigurisë gjatë të enjtes duke shpjeguar që dyshon se kredencialet e llogarive të përdoruesve janë rrezikuar. Kompania tha që nuk ka dëshmi për qasje të paautorizuar tek ndonjë llogari, por ka bërë ndërprerjen e lidhjeve të llogarive nga Bitly dhe Facebook e Twitter, vetëm sa për t’u siguruar. Përdoruesit duhet të ndjekin hapat vijues për të ndryshuar tokenët e tyre OAuth, çelësat e API-së, fjalëkalimet dhe më pas të bëjnë ri-autorizimin e aplikacioneve të lidhura:

1. Kyçuni në llogarinë tuaj dhe klikoni “Your Settings”, më pas tek tabi “Advanced”.

2. Në pjesën e poshtme të tabit “Advanced” zgjidhni “Reset” afër “Legacy API key”.

3. Kopjoni çelësin tuaj të ri të API-së dhe ndryshojeni atë në çdo aplikacion. Këtu mund të përfshihen publikuesit socialë, butonat për shpërndarje dhe aplikacionet mobile.

4. Shkoni tek tabi “Profile” dhe ndryshoni fjalëkalimin tuaj.

5. Ndërpriteni dhe lidheni sërish çfarëdo aplikacioni në të cilin e përdorni Bitly-n. Ju mund të shikoni se cilat llogari janë të lidhura nën tabin “Connected Accounts” në “Your Settings”.

Bilty thotë që ka marrë “masa proaktive” për të bllokuar këtë keqshfrytëzim dhe për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve. Fatkeqësisht, deklarata e kompanisë nuk është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur, kështu që më tepër ka bërë pyetje se sa që është përgjigjur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>