Lajmet

Bitorrent publikoi versionin e parë të shfletuesit të së ardhmes: Projekti Maelstrom

Apr 11 2015
0 Shpërndarje
Bitorrent publikoi versionin e parë të shfletuesit të së ardhmes: Projekti Maelstrom

bittorrent_project_maelstrom

Bitorrent lançoi ditën e sotme versionin e parë beta të Projektit Maelstrom, një shfletues i zhvilluar nga vetë kompania. Për më tepër, Bitorrent publikoi disa mjete të reja në GitHub për zhvilluesit që të mund të ndërtojnë përmbajtje për shfletuesin. 

Kur u bë zyrtare në muajin Dhjetor, kommpania e përshkroi “Projektin Maelstrom si shfletuesin e parë të bazuar në torrentet. Atëherë shfletuesi gjendej në fazën Alpha dhe mund të shkarkohej vetëm përmes një ftese ndërsa sot është një beta publike ku të gjithë mund ta testojnë. Por ju duhet një kompjuter me sistem operativ Windows.  

Bitorrent tha se tani kishte më shumë se 10,000 zhvillues dhe 3,500 publikues që do të ndihmojnë në ndërtimin e internetit të 20 viteve më pas. Kompania ka ambicje të mëdha për këtë projekt duke thënë se shfletuesi ka një protokoll i cili hap rrugë për publikuesit, krijuesit dhe përdoruesit falë një “HTTP” efikase. Kompania përshkruan këtë vizion si neutral që do të ofrojë përmbajtje të dobishme. 

Ndërtimi i një shfletuesi i cili krijon një mënyrë të re të publikimit, aksesi dhe konsumit të përmbajtjeve nuk është e pamundur. Kemi pare shumë startupe që i kanë hyrë kësaj rruge. Nëse doni të testoni shfletuesin e ri klikoni në këtë lidhje: Projekti Maelstrom (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>