Lajmet

BitTorrent Chat premton komunikim të sigurt ndaj përgjimit

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
BitTorrent Chat premton komunikim të sigurt ndaj përgjimit

bittorrent_logo_purple-100024298-largeBitTorrent vazhdon përpjekjet për ofrimin e produkteve të sigurta nga përgjimi dhe si rezultat ka menduar të lançojë BitTorrent Chat, aplikacion për dërgim mesazhesh që nuk përdor servera të centralizuar. Kompania e ka prezantuar për herë të parë versionin alfa të këtij produkti në muajin shtator, por tashmë ka vendosur të publikojë disa detaje rreth funksionimit të këtij shërbimi.

Sfida e BitTorrent ishte krijimi i një shërbimi që do të lejonte përdoruesit të komunikonin pa qenë e nevojshme që të logoheshin në një server qendror. Eliminimi i shërbimeve të centralizuara shmang kërkesat e të dhënave nga qeveria ose thyerjet e sigurisë në komunikim.

Sigurimi i bisedave në BitTorrent Chat mundësohet nga kriptimi me çelësa publikë. Për të filluar bisedën përdoruesit shkëmbejnë çelësat publikë pa zbuluar identitetin e tyre, ndërkohë që çelësat privatë të çdo përdoruesi mbahen sekret.

Sapo fillon biseda, BitTorrent Chat gjeneron një çelës të përkohshëm kriptimi që aplikohet vetëm në atë bisedë specifike. Çelësi i përkohshëm fshihet automatikisht në momentin e përfundimit të bisedës në mënyrë që të mos aksesohet në të ardhmen edhe në rast se çelësi privat i përdoruesit kompromentohet.

Për të realizuar lidhjen midis përdoruesve BitTorrent Chat mbështetet tek një “Tabelë Hash e shpërndarë” (Distributed Hash Table/DHT) e cila shërben si mënyrë për të lidhur kërkesat nëpërmjet një rrjeti peer-to-peer. Sipas BitTorrent funksionimi i këtij rrjeti është njëlloj sikur të pyesësh një fqinj nëse njeh dikë dhe ky i fundit më pas pyet dikë tjetër e kështu me radhë, vetëm se tek ky protokoll i ri DHT përdor kriptim për të siguruar adresat IP.

Inxhinieri i BitTorrent Abraham Goldoor ka shkruar në blog: “Eventualisht ju do të arrini tek një nyje (fqinj) i cili njeh adresën e personit që po kërkoni. Në përfundim këto nyje kthejnë këtë adresë tek ju. Kjo realizohet në mënyrë të tillë që vetëm ju e dini se çfarë po kërkoni.”

Kjo teknologji duket me të vërtetë impresionuese, megjithatë do të kemi mundësi të shohim se sa i dobishëm do të jetë ky produkt derisa të lançohet zyrtarisht. BitTorrent aktualisht vazhdon të pranojë regjistrime për versionin privat alfa të këtij shërbimi megjithatë nuk dihet ende data e lançimit zyrtar. (PCWorld Albanian)

bittorrent_chat_diagram-100220753-orig

Lajmet e fundit>