Lajmet

BitTorrent lançon së shpejti shërbimin e ri “Bundle” për të nxitur kreativitetin

Sep 13 2013
0 Shpërndarje
BitTorrent lançon së shpejti shërbimin e ri “Bundle” për të nxitur kreativitetin

bittorrent libraBitTorrent ka prezantuar planet për lançimin e “BitTorrent Bundle”, një format të ri që lehtëson publikimin e përmbajtjeve të ndryshme nga artistët dhe studiot krijuese. Ja se si do të funksionojë:

– Publikimet e krijuesve do t’ju komunikohen direkt fansave, mjafton që artisti të krijojë një “Bundle” dhe të ngarkojë në të gjithçka që dëshiron. Nuk do të ketë kufizime përsa i përket madhësisë apo formatit të përmbajtjes. Faqen e krijuar artistët mund ta shpërndajnë ku të dëshirojnë.

– “BitTorrent Bundle” do të krijohet për të nxitur kreativitetin prandaj në të mund të publikohet gjithçka. Është një format i dizajnuar për gjithçka: video, art dhe muzikë në një shkarkim të vetëm.

– BitTorrent ka mbi 170 milion fansa me të cilët duhet gjetur forma e duhur për të ndërvepruar dhe për t’i tërhequr.

Kompania ka deklaruar se “BitTorrent Bundle” është shkarkuar nga 18 milion fansa, një shifër impresionuese që tregon se “Bundle” ka potencial. (PCWorld Albanian)

Tags >

torrent
Lajmet e fundit>