Lajmet

BitTorrent rikthehet në sugjerimin automatik në kërkimet në Google

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
BitTorrent rikthehet në sugjerimin automatik në kërkimet në Google

Njëra nga mënyrat se si vepron Google me faqet që japin pa pagesë pronat intelektuale si filmat, video-lojërat, softuerët dhe produksionet muzikore është duke i bllokuar ato nga paraqitja e sugjerimeve që përmbushen automatikisht në makinën e vet të kërkimit.

Megjithëse BitTorrent thotë që kurrë nuk është marrë me pirateri, ajo është një faqe e tillë që është bllokuar për vite. Tani, duket që Google në heshtje ka mundësuar paraqitjen e BitTorrent në sugjerimet automatike.

Më parë, kur përdoruesit shkruanin “bitt” në kutinë e kërkimit në Google, një listë e fjalëve paraqitej, por që nuk e përfshinte “BitTorrent”. Tani, kur të shkruhet “bitt”, “BitTorrent” paraqitet. BitTorrent ka qenë duke punuar rreth pastrimit të imazhit të vet publik gjatë muajve të kaluar.

Në qershor, zëvendës presidenti i marketingut të ndërmarrjes, Matt Mason, lajmëroi që derisa BitTorrent ka ndërtuar teknologjinë me burim të hapur, peer-to-peer të përdorur për shpërndarje të përmbajtjes, ajo nuk e reklamon piraterinë në asnjë mënyrë.

“Ne nuk mbajmë përmbajtje të paligjshme. Ne nuk çojmë tek ato. Është vërtet e pamundshme që “të shkarkoni ilegalisht diçka në BitTorrent,”” shkroi Mason në një postim në blog. “Për të piratuar gjëra, ju keni nevojë për më tepër se një protokoll. Ju duhet të kërkoni, një faqe me përmbajtje pirate dhe një menaxher i përmbajtjes.

Ne nuk i ofrojmë asnjërën nga këto gjëra. Nëse jeni duke e përdorur BitTorrent për pirateri, ju jeni duke e përdorur atë gabimisht.” BitTorrent nuk është faqja e vetme që ka rënë në kurthin e keq të Google. Faqet si RapidShare, uTorrent dhe MegaUpload po ashtu janë përjashtuar nga sugjerimet automatike nga makina e kërkimit. (PCWorld Albanian)

bittorrent

Lajmet e fundit>