Analiza

Bizneset e vogla nuk po tregohen të shkathët në përdorimin e teknologjisë mobile

Feb 21 2014
0 Shpërndarje
Bizneset e vogla nuk po tregohen të shkathët në përdorimin e teknologjisë mobile

BA janë bizneset aq të përditësuara me teknologjinë saç mendojmë ne? Jo, mesa duket. Shumë prej tyre po tregohen të ngathët dhe po e adoptojnë me ngadalë teknologjinë mobile kur vjen puna tek menaxhimi i biznesit.

Ky përfundim vjen nga një sondazh i realizuar së fundmi nga Capital One. Të dhënat janë mbledhur nga një grup pronarësh të bizneseve të vogla (nën 10 milionë $ xhiro).

86% e përdoruesve të bizneseve të vogla i përdorin pajisjet e tyre inteligjente për të komunikuar me klientët e tyre. Por, kjo përqindje kaq e lartë konsiston më tepër në kryerjen e telefonatave apo mesazheve tekst për të komunikuar me njëri-tjetrin, tha zëdhënësja e Capital One, Alison Cahill. Një grup edhe më i vogël përdor rrjetet sociale për të ndërvepruar me klientët.

Personat e pyetur thanë se e përdorin teknologjinë mobile për të shpërndarë skedarë, kalendarë dhe detyra (59%), për të ndjekur shpenzimet (44%) apo për të regjistruar transaksionet e parave (42%), ndërkohë që më pak se një e treta e tyre u shprehën se e përdorin ketë teknologji për ndjekje në kohë reale të inventarit (27%) apo shitjeve (24%). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>