Analiza

Biznesi i BlackBerry vijon në tatëpjetë

Jun 28 2017
0 Shpërndarje
Siç e ilustron edhe grafiku, ajo që ka ngelur nga BlackBerry është shumë larg asaj që ishte 6 vite më parë. Biznesi i BlackBerry vijon në tatëpjetë

Ish lideri i tregu të telefonëve mobile shikoi teksa aksionet e tij ranë me 12% ditën e Premte pasi prodhuesi Kanadez BlackBerry raportoi të ardhura poshtë pritshmërive të analistëve.

Të ardhurat ranë me 40% krahasuar me një vit më parë, dhe e gjitha i adresohet rënies me 75% të shitjeve të telefonëve mobil.

BlackBerry zyrtarisht lajmëroi fundin e ditëve si prodhues i pajisjeve mobile në Shtator të 2016-ës, duke kthyer vëmendjen drejt softuerit për sipërmarrjet.

Biznesin e harduerit të kompanisë preku fundin vitin e kaluar kur sistemi operativ BlackBerry OS përfundoi në 0.0% të tregut sipas Gartner.

Siç e ilustron edhe grafiku, ajo që ka ngelur nga BlackBerry është shumë larg asaj që ishte 6 vite më parë.

Për tre mujorin fiskal të mbyllur më 31 Maj 2017, BlackBerry siguronte vetëm 235 milion dollar të ardhura, 95% më pak sesa 6 vite më parë ku kishte 4,91 miliard dollar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>