Biznes

Biznesi cloud i Microsoft thyen parashikimet e analistëve

Jul 21 2017
0 Shpërndarje
Rritja më e madhe erdhi nga shërbimet cloud për sipërmarrjet si Azure me 97%, Office 365 me 43% dhe Dynamics 365 me 74%. Biznesi cloud i Microsoft thyen parashikimet e analistëve Photo Source: Reuters

Vlera e aksioneve të Microsoft pothuajse është dyfishuar që kur Satya Nadella mori drejtimin e kompanisë në Shkurt të 2014-ës.

Zhvillimi i biznesit me në fokus sipërmarrjet, themelet e të cilës filloi ti hidhte Ballmer, Nadella distancoi Microsoft-in nga premisa parësore e cila ishte softueri drejt një vizioni “mobile-first, cloud-first” duke hapur dyert për platforma të ndryshme dhe shërbimet cloud.

Ndërsa Microsoft mbylli vitin e saj fiskal, kompania publikoi rezultate pozitive që tregojnë më së miri ndryshimin.

Në tre mujorin e fundit Microsoft kishte 6.51 miliard dollar fitim nga 3.12 miliard dollar që kishte një vit më parë. Të ardhurat ishin 24.7 miliard dollar nga 24.27 miliard dollar që kishin parashikuar analistët.

Të ardhurat nga segmenti i kompjuterave personal ra në 8.8 miliard dollar ndërsa biznesi cloud dhe ai i produktivitetit u rritën me 11% dhe 21% në 7.4 miliard dollar dhe 8.4 miliard dollar respektivisht.

Rritja më e madhe erdhi nga shërbimet cloud për sipërmarrjet si Azure me 97%, Office 365 me 43% dhe Dynamics 365 me 74%. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>