Lajmet

Biznesi i monedhës dixhitale Liberty Reserve mbyllet, arrestohet themeluesi

May 27 2013
0 Shpërndarje
Biznesi i monedhës dixhitale Liberty Reserve mbyllet, arrestohet themeluesi

Liberty Reserve, biznes ky online i monedhës dixhitale, është mbyllur pasi autoritetet e zbatimit të ligjit në SHBA dhe ato të Kosta Rikës kanë arrestuar themeluesin e këtij biznesi Arthur Budovsky Belanchuk në Spanjë.

Hetuesit thanë se bizneset e Budoskyt, përfshirë edhe Liberty Reserve, ishin përdorur për pastrim parash për faqet pornografike të fëmijëve dhe trafikim droge.

Kjo nuk është hera e parë që Budovsky kishte probleme me ligjin. Në vitin 2006, Budovsky dhe partneri i tij Vladimir Kats ishin të akuzuar në SHBA në lidhje me biznesin e tyre GoldAge.

Autoritetet thanë në atë kohë se Gold Age kishte transmetuar së paku 30 milion dollarë amerikan nëpër llogaritë dixhitale. Të dy këta ishin dënuar me nga pesë vite burg në vitin 2007, mirëpo u liruan me kusht. Budovsky pastaj nga SHBA shkoi në Kosta Rika, ku u angazhua me biznesin e tij Liberty Reserve.

Liberty Reserve ka ofruar në të shumtën e rasteve shërbime të parregullta të përpunimit të pagesave për monedhën amerikane dhe valutën euro për disa vite me radhë. Në vitin 2011, Liberty Reserve ishte e njohur si një nga rrugët më të lehta të konvertimit të dollarëve amerikan në Bitcoin dhe anasjelltas.

Liberty Reserve nuk është më opsion i popullarizuar për procesimin e Bitcoin-ve sepse shumë kompani të tjera e kanë bërë këtë proces shumë më të lehtë, sikurse Coinbase. (PCWorld Albanian)

monedh digitale

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>